Një nga depot e fundit të drithit në Rripin e Gazës është dëmtuar rëndë nga bombardimet izraelite dhe buka, ushqimi kryesor për banorët e enklavës, po bëhet një mall gjithnjë e më i pakët. Në ditën e 42-të të luftës mes Hamasit dhe Izraelit, e cila shpërtheu më 7 tetor pas sulmit të përgjakshëm të lëvizjes palestineze, mulliri i miellit në Khan Yunis, në pjesën jugore të Rripit të Gazës , pushoi së punuari.