Donald Trump thotë se e ka paralajmëruar kryeministrin e ri britanik Andy Burnham se po e “vret” Mbretërinë e Bashkuar me një fluks migrantësh. Duke folur nga Zyra Ovale, Presidenti amerikan tha se kishte folur me Kryeministrin e ri britanik dhe pretendoi se “njerëzit po vijnë nga e gjithë bota dhe thjesht bëjnë kamping” në Britani. “Ai duhet ta adresojë këtë problem sepse po e vret vendin tuaj. Starmer bëri shumë pak për këtë, dhe ata po vijnë nga e gjithë bota. Po vijnë nga Afrika, nga Amerika e Jugut, po vijnë nga pjesë të ndryshme të Azisë dhe po pushtojnë Evropën”, tha Trump. Sipas tij, Britania e Madhe është një destinacion “kryesor” për migrantët. Presidenti amerikan tha po ashtu se ka folur me Burnham për energjinë duke shtuar se kryeministri I ri kishte shprehur interes për nxjerrjen e naftës nga deti I veriut. Ai tha se nëse Burnham do të zbatonte angazhimin e tij, britania e madhe do të bëhej një vend I pasur.