Vapa përvëluese dhe moti i thatë këtë verë kanë shkaktuar zjarre të fuqishëm në pjesë të ndryshme të botës, nga Shtetet e Bashkuara të amerikës në Evropë. Me mijëra hektarë tokë është djegur e shumë banorë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre. Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës ka çuar në ngjarje më të shpeshta dhe më të fuqishme të motit ekstrem. Vetëm në shtetin lindor amerikan, të Uashingtonit, si pasojë e zjarreve janë shkatërruar 185 ndërtesa, pjesa më e madhe e të cilave shtëpi banimi.