Top News/ Po çon Izraelin në humnerë! Telashe në kabinetin e luftës, ministri kërcënon me dorëheqje
19/05/2024 14:19

Ministri izraelit i kabinetit të luftës, Benny Gantz, ka kërcënuar se do të japë dorëheqjen nëse kryeministri Benjamin Netanyahu nuk harton një plan të qartë për Gazën, pasluftës. Gantz vendosi si afat 8 qershorin, për një plan për të arritur gjashtë "qëllime strategjike", duke përfshirë fundin e sundimit të Hamasit në Gaza dhe krijimin e një administrate civile shumëkombëshe për territorin. “Nëse vendosni cështjen kombëtare mbi atë personale, tek ne do të gjeni partnerë në luftë”, tha ai. "Por nëse zgjidhni rrugën e fanatikëve dhe e çoni të gjithë kombin në humnerë, ne do të detyrohemi të largohemi nga qeveria".Netanyahu i hodhi poshtë komentet duke i konsideruar ato "fjalë të kota" që do të nënkuptonin "humbje për Izraelin". Përçarja në rritje vjen ndërsa luftimet janë ndezur në të dy skajet e Rripit të Gazës, me forcat izraelite që operojnë në qytetin jugor Rafah dhe qytetin verior të Xhabalia, një nga kampet historike të refugjatëve të Gazës dhe një zonë që ushtria izraelite tha më parë se e kishte pastruar nga luftëtarët e Hamasit.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04