Forcat ruse po përgatiten për të nisur një ofensivë të madhe në fillim të pranverës dhe për këtë është e bindur inteligjenca ukraiunase. Drejtoria e përgjithshme e inteligjenës në Kiev, GUR, beson se trupat ruse po rigrupohen në Donetsk dhe Luhansk, raporton instituti për studimet e luftës. Ndërsa zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar për një ofensivë të re të rusisë prej kohësh, vlerësimi më i fundit jep më shumë detaje se ekzaktësisht kur do të nisë ajo.