Eljo Bitri, 35 vjecari shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar , si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore u vendos në pranga nga policia holandeze. 35 vjecari u shpall në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Golden bullet”, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”.