Një person me rrezikshmëri të lartë është vënë në pranga në Shkodër, falë një aksioni të forcave special RENEA. Bëhet fjalë për shtetasin Agim Gjata, 49-vjeç, banues në Barbullush, i dënuar më parë për vrasje. Ai rezultonte I shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, ndërkohë në momentin kur policia ka shkuar ta arrestojë, Agim Gjata ka qëlluar ndaj tyre, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.