Presidenti amerikan Donald Trump dhe zonja e parë Melania u evakuuan nga darka e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, pasi eventi në hotelin Washington Hilton u ndërpre nga të shtënat me armë zjarri. Qindra të ftuar u fshehën nën tavolina në sallën e vallëzimit, ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së me armë në dorë nxorën me nxitim gazetarët nga salla dhe ngritën alarmin për të shtëna me armë.