Një plagosje me armë zjarri ndodhi pasditen e kësaj të mërkure në Durrës. Ngjarja ndodhi në ambientin e një lokali në lagjen numër një ku 61-vjeçari Fatmir Ferhati hapi zjarr në drejtim të avokatit Elton Shllaku. Plumbi e kapi 52-vjeçarin në dorë. Fatmir Ferhati u transportua me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori u largua me shpejtësi nga vendngjarja. Forca të shumta policie rrethuan zonën me qëllim kapjen e 61-vjeçarit. Ndërkohë një grup hetimor mblodhi dëshmitë e para dhe sekuestroi kamerat e sigurisë.