Ka zgjatur vetëm pak orë arratia e 32-vjeçarit, i cili një ditë më parë qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar në Kuçovë. Ngjarja ndodhi në lagjen “1 maji”, ndërsa pas të shtënave autori u largua drejt Tiranës. I riu me dy emra u arrestua pas bashkëpunimit të policisë së Kuçovës me blutë e kryeqytetit. Në pranga ra edhe një 49-vjeçar, i cili akuzohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.