Situata e krijuar tek ish parku i Autobusëve në Spitallë të Durrësit, ku kamionët depozitojnë mbetet urbane, ka ngritur në protestë banorët e zonës. Në mes të lagjes, një hapësirë përdoret për grumbullimin e mbeturinave përpara sesa të transportohen në landfillin e Sharrës, por për banorët që jetojnë aty, kjo situatë po kthehet në shqetësim serioz. Era e rëndë e mbetjeve depërton deri në banesa, ndërsa ankesat e përsëritura pranë Bashkisë, sipas tyre, nuk kanë gjetur zgjidhje