Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është mbushur me mbeturina që shihen gati në cdo cep ndërkohë që koshat janë të stërmbushur. E kjo po shqetëson qytetarët, me disa prej tyre që thonë se era e keqe i mundon dhe po i krijon madje edhe probleme shëndetësore. Por, ka edhe nga ata qytetarë që mendojnë se përgjegjësia për këtë situatë të rënduar është edhe e qytetarëve.