Ka disa ditë që Partia Demokratike ka në fokus të betejës së saj politike projektet e investimeve për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane në disa nga qytetet kryesore të vendit. Në këtë betejë është investuar edhe vetë kreu I PD Lulzim Basha me disa dalje publike, ku akuzon qeverinë për projekte korruptive duke kërkuar ndaljen e tyre. Këtë të enjte sërish kryetari i partisë demokratike kërkoi ndaljen e projekteve të investimit për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane, në Elbasan, Fier dhe Tiranë.