Agjensia Europiane e Monitorimit të Mjedisit, ka bërë një tjetër monitorim lidhur me ujërat më të pastra të Europës, përfshirë ujërat detare, lumenjt dhe liqenet. Sipas këtij raporti, cilësia e ujërave në Europë është përmirësuar në mënyrë dramatike kohët e fundit, ku 85 përqind e vendeve të Bashkimit Europian konsiderohen si të shkëlqyera.