Dy shpërthime me lëndë plasëse tronditën Durrësin orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje. Shpërthim i parë ndodhi rreth orës 03:50 në lagjen numër 11. ku persona të paidentifikuar I vendosën një sasi të vogël eksplozivi një lokali në pronësi të 41-vjeçarit Gëzim Kajno, i dënuar me 10 vjet burgim për vrasjen e Asllan Kërtushës në vitin 2016.