Dy kushërinj janë përplasur me armë zjarri mëngjesin e kësaj të mërkure. Nga ngjarja që tronditi fshatin Vreshtas të Fierit, ka ngelur i plagosur Klement Nazëraj, 37 vjeç. Sipas njoftimit zyrtar të policisë së shtetit, sherri që nisi me sulme verbale e agravoi deri në përplasje me armë zjarri, ka ndodhur për motive të dobëta. Pas debatit mes Klement Nazëraj, 37 vjeç dhe Hajredin Nazëraj, 66 vjeç, ky i fundit ka rëmbyer armën e gjahut dhe ka goditur në drejtim të klementit.