Ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Ellmedin Konakoviç, njoftoi se pothuajse i gjithë personeli diplomatik do të tërhiqet nga Serbia, si nëj përgjigje ndaj glorifikimit që Beogradi I bëri kriminelit të dënaur të luftës Ratko Mladiç. Në një konferëncë për shtyp, ministry njoftoi transferimin e shërbimeve konsullore në Zagreb, Podgoricë si dhe në konsullatën e Përgjithshme në Novi Pazar. Po ashtu ai tha se do të ulet nveli i komunikimit me beogradin dhe se do të ketë pezullime të takimeve dy palëshe. Konakoviç tha se në Beograd mund të mbeten vetëm ambasadori dhe konsulli, pasi për emërimin dhe shkarkimin e tyre vendos Presidenca e Bosnjës, ndërsa pjesa tjetër e stafit do të tërhiqet.