Top News – Plas malarja në aeroportin e Frankfurtit/ Gjashtë punonjës të prekur, një ka humbur jetën
26/08/2026 15:27

Gjashtë punonjës në Aeroportin e Frankfurtit, Gjermani, janë prekur nga malaria, dhe njëri prej tyre ka humbur jetën. Rastet u konfirmuan nga operatori i aeroportit, Fraport, dhe Instituti Robert Koch. Katër raste ishin raportuar në mesin e korrikut, por numri i përgjithshëm është rritur që atëherë në gjashtë. Pesë punonjësit e tjerë të prekur nga sëmundja po i nënshtrohen trajtimit specifik mjekësor. Sipas raporteve fillestare, infeksionet lidhen me të ashtuquajturën "Malaria e Aeroportit", një mënyrë e rrallë transmetimi jashtë zonave ku sëmundja është e pranishme. Një ose më shumë mushkonja të infektuara mund të kenë mbërritur në aeroport në mes të verës, të jenë transportuar në hambarin e një avioni ose në bagazh nga një zonë rreziku, dhe më pas të kenë pickuar dhe infektuar punonjësit e aeroportit. Autoritetet e aeroportit thanë se kanë marrë masa duke përfshirë vendosjen e kurtheve dhe pajisjeve për tërheqjen dhe djegien e mushkonjave. Këto të fundit do të testohen në antverp për praninë e mundshme të parazitit përgjegjës për malarjen. Aeroporti ka informuar ndërkohë punonjësit duke i nxitur ata të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse konstatojnë ndonjë simptomë. Instituti Robert Koch raportoi raste të tjera midis korrikut dhe gushtit në zonën metropolitane të Rhine-Mainit, që ka të ngjarë të lidhen me punën në Aeroportin e Frankfurtit. Autoritetet shëndetësore kanë sqaruar, megjithatë, se transmetimi nga personi në person nuk luan asnjë rol: infeksioni ndodh përmes pickimit të një mushkonje.

Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16
Top News – Arabët mbështesin rivalin e Netanyahut / Bibi humbet mbështetjen e ultra-ortodoksëve
06/11 11:10