Pakistani tha të dielën se kreu sulme të shumta ajrore që shënjestronin militantët në Afganistanin fqinj, ku qeveria raportoi se kishte edhe fëmijë mes dhjetëra personave të vrarë dhe të plagosur. Sulmet e natës ishin më të mëdhatë që nga përleshjet kufitare që u panë në tetor, ku u vranë më shumë se 70 persona nga të dyja palët dhe u plagosën qindra të tjerë.