Top News – ‘Plas’ lufta brenda në Kremlin / ’Kasapi i Mariupolit’ i bashkohet Wagnerit
05/05/2023 14:30

Ish zëvendës ministri rus i mbrojtjes, gjeneral koloneli Mikhail Mizintsev, i është bashkuar milicisë private Vagner në rolin e zëvendës komandantit – raportuan të enjten kanalet ruse pro luftës në mediat sociale. Në dy video të postuara nga korrespondenti i luftës Aleksander Simonov, në telegram, Mizinstev, i veshur me uniformën e Vagnerit, shihej teksa vizitonte një kamp trajnimi dhe inspektonte pozicionet ruse në qytetin ukrainas të Bakhmutit. Pamjet koincidonin edhe me publikimin e dy deklaratave nga themeluesi i Vagnerit, Jevgeni Prigozhin, që me zemërim akuzoi lidershipin e ushtrisë ruse se po i linte forcat e tij pa municione vetëm për shkak të xhelozisë për suksesin e tyre. Ndërsa Prigozhin rregullisht ka akuzuar kastën ushtarake të kremlinit, përfshirë ministrin e mbrojtjes Sergei Shoigu, për inkompetencë, ai ka vecuar komandantë të caktuar të cilët i ka lëvduar. Më 29 prill, shërbimi i shtypit i Prigozhin, tha se ai ishte ofruar të pranonte në grupin e tij Mizintsev, një ditë pasi u raportua se ai ishte shkarkuar nga posti i zëvendësministrit të mbrojtjes. Mizintsev, që ka orkestruar rrethimin e qytetit ukrainas të Mariupolit në muajt e hershëm të luftës, vitin e kaluar, u bë zëvendësministër i mbrojtjes në shtator, i ngarkuar për logjistikën dhe furnizimet. Grey Zone, një kanal në telegram i afërt me Vagnerin, shkruante se Mizintsev nuk ishte as i pari dhe as i fundit gjeneral që nuk kishte vend në mesin e burokracisë së kremlinit. BE vendosi sanksione mbi Mizintsevin në qershor, duke e quajtur atë ‘kasapin e Mariupolit’ për rolin e tij në rrethimin që shkatërroi qytetin.

Top Channel / Merz ul taksën e energjisë në minimumin evropian: Të dalim nga kriza e besimit
12/10 23:15
Top Channel / BE-Britani, drejt bashkimit! Burnham premton dialog serioz: Samit në nëntor
12/10 23:13
Top News- “Nëse kundërshtari zgjedh ta vazhdoj sulmin…”, komandanti amerikan i NATO-s mesazh Rusisë
12/10 22:49
Top News-Humbje kolosale në radhët e Rusisë. Mbi 50 mijë ushtarë të vrarë në front vetëm në shtator
12/10 21:15
Top News – Zelensky ‘kokëfortë’ me Trumpin. ‘Ne nuk poshtërohemi, jemi vend i pavarur’
12/10 20:45
Top Channel / Farage kërkon mbylljen e azilit. Lideri premton deportimin e 90 mijë azilkërkuesve
12/10 20:20
Top Channel/ Farage premton deportimin e 90 mijë azilkërkuesve nëse vjen në pusht
12/10 15:34
Top News – NATO paralajmëron prerë Rusinë: ‘Ju shkatërrojmë! Një sulm ndaj aleancës ‘i kotë’
12/10 15:18
Top News – Ndahet Nobeli në ekonomi / Dy amerikanë ‘punuan për stabilizimin e ekonomisë’
12/10 15:06
Top News – Vetëm 350 mijë makina kineze në vit / BE vendos kufizime për importet e mjeteve hibride
12/10 15:05
Top Channel/ Trump “ia vë syrin” oqeaneve: Ose Atlantiku, ose Paqësori të marrin emrin tim!
12/10 15:01
Top News – Kremlini hedh poshtë armëpushimin: ‘Zelenski nuk e meriton, duam marrëveshje paqeje’
12/10 14:52
Top News – Në pallate ‘të fortifikuara’, me bunkerë / Mohammed Bin Salman ‘i tmerruar’ pas sulmeve
12/10 14:49
Top News – Ndëshkon 1600 individë e kompani ruse / BE: ‘Të lidhur me pjesë për dronë dhe raketa’
12/10 14:46
Top News – Ferr flakësh në Paris / Shkrumbohet tregu historik, destinacion i turistëve
12/10 14:23
Top News – Kërcënim më i madh se Lufta e Ftohtë / Gjermania në rrezik, paralajmëron ministri
12/10 14:21
Top News – Google rrafshoi 300 hektarë pyll. Finlanda i pezullon punimet për dy qendrat ‘AI’
12/10 14:20
Top News – Polonia blindon shkollat në gjithë vendin / Dislokon 20 mijë policë pas sulmeve me thikë
12/10 14:10
Top News – 14 vjeçari qëllon drejtorin e shkollës / Tmerr në Francë, hap zjarr me armë gjahu
12/10 13:40
Top News – Një ushtri e NATO-s e një fuqi bërthamore / Luftë kundër Huthive, mbështetje për Riadin
12/10 12:17