Ministria e mbrojtjes në Azerbajxhan tha se ka nisur operacione anti terroriste në rajonin e shkëputur prej saj të Nagorni Karabakut, nën kontrollin e Armenisë. Tensionet janë të larta prej muajsh në enklavën etnike armene, që ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit. 11 policë dhe civilë azerë raportohet se u vranë në një shpërthim mine dhe në një tjetër incident. Sirenat e sulmeve ajrore janë ndezur në qytetin kryesor të Nagorni-Karabakut.