Top News/ Planifikojnë të njohin shtetin palestinez / Izraeli paralajmëron katër vende evropiane
25/03/2024 16:05

Izraeli ka paralajmëruar katër vende evropiane të hënën se plani i tyre për njohjen e një shteti palestinez është “çmim për terrorizëm”, i cili do t’i zvogëlojë mundësitë për gjetjen e një zgjidhjeje përmes bisedimeve të konfliktit mes fqinjëve. Spanja tha të premten e kaluar se, në emër të paqes në Lindjen e Mesme, është pajtuar me Irlandën, Maltën dhe Slloveninë, për t’i ndërmarrë hapat e parë drejt njohjes së shtetësisë së shpallur nga palestinezët në Bregun Perëndimor, të okupuar nga Izraeli, si dhe në Rripin e Gazës. Gaza ka kohë të gjatë që sundohet nga Hamasi.Ky grup kreu një sulm më 7 tetor në jug të Izraelit – ku i vrau 1.200 njerëz dhe rrëmbeu mbi 250 të tjerë – duke e nxitur një luftë shkatërruese në Gazë, e cila ka shkaktuar dhunë edhe në Bregun Perëndimor, ku Izraeli ka ndërtuar shumë vendbanime për hebrenjtë. “Njohja e një shteti palestinez pas masakrës së 7 tetorit i dërgon mesazh Hamasit dhe organizatave të tjera terroriste palestineze, se palestinezët do të marrin vetëm përgjigje politike për sulmet vrastare terroriste ndaj izraelitëve”, tha ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz. Ai shtoi se zgjidhja e konfliktit “do të jetë e mundur vetëm përmes bisedimeve të drejtpërdrejta mes palëve. Çfarëdo njohje e shtetit palestinez vetëm e vonon arritjen e një zgjidhjeje dhe e rrit jostabilitetin rajonal”.Ai nuk shpjegoi se për çfarë zgjidhjeje po mendonte. Izraeli, koalicioni qeverisës i të cilit përfshin edhe djathtistë, ka kohë të gjatë që e hedhin poshtë mundësinë për një shtet palestinez. Kjo ka shkaktuar mosmarrëveshje mes tij dhe fuqive perëndimore, të cilat e mbështesin synimin e Izraelit për ta shkatërruar Hamasin, por duan zgjidhje diplomatike pas përfundimit të luftës.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24