Teksa lufta mes Izraelit dhe Hamasit sa vjen dhe intensifikohet, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që palët të bien dakord për një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve që vazhdojnë të mbahen nga grupi ekstremist. Vetëm këtë të hënë 11 persona kanë mbetur të vrarë në Gaza, ndërsa ushtria e Izraelit njoftoi se kishin kryer sulme ajrore drejt më shumë se 50 objektivave në Gaza. Ndërkohë zyrtarët thanë se operacionet izraelite u kryen jo vetëm në pjesën qëndrore të Gazës, por edhe në jug, konkretisht në Rafah.