Një plan i klasifikuar amerikan i vitit 1930, i njohur si War Plan Red, që parashikonte një pushtim të Kanadasë është zbardhur së fundmi. Sulmi i mundshëm që ishte hartuar parashikonte përdorimin e armëve kimike, shkatërrimin e infrastrukturës dhe kontrollin e qyteteve kryesore për të neutralizuar çdo rezistencë civile. Sipas autorëve të planit, sulmi do të ishte efikas dhe Kanadaja do të binte brenda disa ditësh. Plani sipas mediave amerikane u hartua si pjesë e një strategjie kundër Britanisë së Madhe, ku Kanadaja do të shërbente si teatër i mundshëm lufte. Por tani duket se hijet e këtij palni janë rikthyer dhe kanë marrë përmasa më të mëdhaps veprimeve agresive dhe kërcënuese të marra nga presidenti Trump. Thomas Homer-Dixon, studiues në institutin kanadez Cascade Institute, thotë se ndjekja e Groenlandës tregon “lakmi të hapur dhe pasuri” nga Shtëpia e Bardhë dhe nuk ka asnjë justifikim real sigurie. Ai paralajmëron se Trump mund të përdorë propagandë për të demonizuar Kanadanë, duke përmendur kufirin e gjatë dhe trafikimin e drogës, për të justifikuar ndërhyrje të mundshme. Kanadaja po merr masa për të forcuar mbrojtjen e saj. Një sondazh i vitit 2025 tregoi se 43% e kanadezëve e shihnin një sulm ushtarak amerikan brenda pesë viteve si të mundshëm. Ushtria kanadeze ka planifikuar trajnime për punonjës federalë dhe provincialë në përdorimin e armëve, drejtimin e automjeteve dhe pilotimin e dronëve për të rritur rezervat kombëtare.