Top News – Plani i Kinës dhe Rusisë/ Bashkë për një stacion hapësinor në hënë
10/03/2021 12:14

Kina dhe Rusia kanë bërë të ditura planet për të ndërtuar stacion hapësinor hënor. Agjencia ruse e Hapësirës Roskosmos ka thënë se ka nënshkruar marrëveshje me Administratën Kombëtare të Hapësirës në Kinë, për të zhvilluar kërkime në sipërfaqen e Hënës, në orbitë apo në të dyja. Në deklaratën e këtyre dy vendeve është thënë se ky stacion do të jetë i aksesueshëm për përdorim edhe nga kombet tjera. Lajmi vjen teksa Rusia përgatitet për të shënuar 60-vjetorin e fluturimit të një njeriu në Hapësirë. Stacioni Ndërkombëtar Shkencor në Hënë do të kryejë një mori kërkimesh shkencore, duke përfshirë analizimin e Hënës, është thënë në deklaratë. “Kina dhe Rusia do të shfrytëzojnë përvojat e mbledhura në shkencën për Hapësirën, kërkimet dhe përdorimin e pajisjeve dhe teknologjisë hapësinore për të zhvilluar një hartë për ndërtim të stacionit ndërkombëtar hënor”, është thënë në deklaratë. Aty është përmendur edhe se Rusia dhe Kina do të bashkëpunojnë në planifikim, dizajn, zhvillim dhe funksionalizim të stacionit për kërkime. Rusia, e cila njihet për kërkimet në Hapësirë ka humbur vitin e kaluar monopolin e dërgimit të astronautëve në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, pas lansimit të suksesshëm të anijes kozmike të kompanisë SpaceX nga toka amerikane. Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditura planet se synojnë të kthehen në Hënë më 2024. Programi amerikan, i quajtur Artemis, synon të dërgojë një burrë dhe një grua në sipërfaqen e Hënës, çka më pas do të shënonte herën e parë të dërgimit të njerëzve në Hënë prej vitit 1972.

Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”: Përshkallëzohet konflikti, 48 drejtues iranianë të eliminuar
01/03 19:54
Top News – Pas Khameneit vjen një pragmatist / Ali Larijani shfaqet si ‘ndërmjetës pushteti’
01/03 15:46
Top News – Kapet anija e ‘flotës hije’ të Rusisë / Belgjika dhe Franca ndjekin cisternën ‘fantazmë’
01/03 15:39
Top News-Sulmohet konsullata e SHBA, 9 viktima / Protesta për vdekjen e Khameneit në Pakistan e Irak
01/03 15:36
Top News – Garancitë e sigurisë për Ukrainën / Kievi: Rusia pranoi propozimin amerikan
01/03 14:44
Top News – Afganistani qëllon avionët pakistanezë / ‘Luftë’ mbi Kabul, intensifikohet konflikti
01/03 14:27
Top News – ‘Basti’ më i madh i Trumpit…/ ‘I fiksuar’ me Iranin, pasojat në politikën e jashtme
01/03 13:19
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 12:59
Top News – Drejtoi Iranin me ‘grusht të hekurt’ / Kush ishte Ali Khamenei, armiku numër 1 i SHBA-së
01/03 12:58
Top News – Valë shpërthimesh mbi Dubai e Doha / Irani vazhdon hakmarrjen, sulme të reja
01/03 12:54
Top News – ‘Trump e Netanyahu do ta paguajnë…!’ / Irani nën sulm të dielën, dita e dytë e luftës
01/03 12:42
Top Channel/ Sulmet tronditin Dubain/ Panik edhe në Kuvajt, Bahrein dhe Jordan
01/03 12:12
Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”, përshkallëzohet konflikti në disa vende
01/03 12:06
Top Channel/ Eliminohet Khamenei , Irani konfirmon vdekjen e liderit, reagon Trump: Njeriu më i keq
01/03 12:03
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 11:27
Top News – Çastet e fundit të Ajatollahut…Khamenei u takua me rrethin e ngushtë para sulmit
01/03 11:18
Top Channel/ Lindja e Mesme në flakë: SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, mister fati i Khameneit
01/03 01:21
Top Channel/ E BUJSHME! Vritet Khamenei?! Trump e Netanjahu e pohojnë: Informacion i saktë!
01/03 00:18
Top Channel/ Mijëra grek në rrugë, përkujtojnë viktimat e aksidentit në Tempi
28/02 22:30
Top News – Valë shpërthimesh në Lindjen e Mesme. Shtetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane
28/02 21:21
DIGITALB DIGITALB