Top News-Planet për ta bërë Evropën superfuqi/ Me Ballkanin, blloku bëhet peshë e rëndë gjeopolitike
26/01/2026 15:15

Në një samit urgjent të udhëheqësve të BE-së në Bruksel, gurët e themelit të një perandorie të supozuar duket se u vendosën. Kërcënimet e Donald Trump mbi Grenlandën kanë ekspozuar dobësinë e Evropës. Vladimir Putin i Rusisë po bën luftë në krahun e saj lindor. Xi Jinping i Kinës është një konkurrent i pamëshirshëm. Në një epokë të re brutale të fuqive botërore, BE dëshiron të ndërtojë një "super Evropë" më të madhe, më të pasur dhe më të fortë, të aftë t'i rezistojë tekave të rrezikshme të autokratëve të globit. Shndërrimi i bllokut me 27 anëtarë, të vegjël e të mesëm, dhe grindavecë, në një peshë të rëndë gjeopolitike u kërkua nga Emmanuel Macron që në mandatin e parë të Trumpit. Megjithatë, këtë herë është ndryshe. Përgjigja e BE-së për çdo krizë të madhe ka qenë gjithmonë “më shumë Evropë”. Për të pohuar “sovranitetin evropian”, blloku ka nevojë për më shumë anëtarë, më shumë para dhe më shumë ushtri. "Njerëzit duan të bashkohen me BE-në. Askush nuk do të bashkohet me Kinën. Asnjë fqinj i Shteteve të Bashkuara nuk dëshiron të bashkohet me to", tha Bart De Ëever, kryeministri belg, në Davos. Zgjerimi, ishte një fjalë e papëlqyer në Bruksel për vite me radhë. Tani jo më pak se nëntë vende po trokasin në derën e klubit. Lufta në Ukrainë duket se ka ndryshuar shumëçka. Anëtarësimi i Kievit në BE është në lëvizje. Por anëtarësimi është proces i gjatë, i vështirë dhe teknik. Mund të zgjasë më shumë se një dekadë. Në rastin e Ukainës kërkohet që procesi të përshpejtohet. Por shmangia e rregullave për ukrainën do të shtynte ballkanin perëndimor të kërkonte trajtim të ngjashëm. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë lakmuar prej kohësh anëtarësimin. Mali i Zi dhe Shqipëria janë më afër marrjes së çelësave të klubit. Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia janë gjithashtu në listën e pritjes. Moldavia dhe Gjeorgjia aplikuan për t'u bashkuar në 2022. Islanda mund të mbajë një referendum që në pranverë nëse do të bëhet anëtare. Përfshirja e Ballkanit në BE do të forcojë krahun lindor të bllokut. Me Ballkanin, Moldavinë, Gjeorgjinë, Ukrainën dhe Islandën, BE-ja do të rritej me pothuajse 650 mijë km katrore. Popullsia mund të rritet me 57 milionë. “BE-ja do të përfitojë sepse në këtë botë të re madhësia ka rëndësi. Do ta bëjë tregun tonë të vetëm më të madh, do të sjellë stabilitet dhe siguri”, tha zyrtari i BE-së. Por që kjo të funksionojë, duhet të lindë një Evropë e re me shumë shpejtësi.

Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”: Përshkallëzohet konflikti, 48 drejtues iranianë të eliminuar
01/03 19:54
Top News – Pas Khameneit vjen një pragmatist / Ali Larijani shfaqet si ‘ndërmjetës pushteti’
01/03 15:46
Top News – Kapet anija e ‘flotës hije’ të Rusisë / Belgjika dhe Franca ndjekin cisternën ‘fantazmë’
01/03 15:39
Top News-Sulmohet konsullata e SHBA, 9 viktima / Protesta për vdekjen e Khameneit në Pakistan e Irak
01/03 15:36
Top News – Garancitë e sigurisë për Ukrainën / Kievi: Rusia pranoi propozimin amerikan
01/03 14:44
Top News – Afganistani qëllon avionët pakistanezë / ‘Luftë’ mbi Kabul, intensifikohet konflikti
01/03 14:27
Top News – ‘Basti’ më i madh i Trumpit…/ ‘I fiksuar’ me Iranin, pasojat në politikën e jashtme
01/03 13:19
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 12:59
Top News – Drejtoi Iranin me ‘grusht të hekurt’ / Kush ishte Ali Khamenei, armiku numër 1 i SHBA-së
01/03 12:58
Top News – Valë shpërthimesh mbi Dubai e Doha / Irani vazhdon hakmarrjen, sulme të reja
01/03 12:54
Top News – ‘Trump e Netanyahu do ta paguajnë…!’ / Irani nën sulm të dielën, dita e dytë e luftës
01/03 12:42
Top Channel/ Sulmet tronditin Dubain/ Panik edhe në Kuvajt, Bahrein dhe Jordan
01/03 12:12
Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”, përshkallëzohet konflikti në disa vende
01/03 12:06
Top Channel/ Eliminohet Khamenei , Irani konfirmon vdekjen e liderit, reagon Trump: Njeriu më i keq
01/03 12:03
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 11:27
Top News – Çastet e fundit të Ajatollahut…Khamenei u takua me rrethin e ngushtë para sulmit
01/03 11:18
Top Channel/ Lindja e Mesme në flakë: SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, mister fati i Khameneit
01/03 01:21
Top Channel/ E BUJSHME! Vritet Khamenei?! Trump e Netanjahu e pohojnë: Informacion i saktë!
01/03 00:18
Top Channel/ Mijëra grek në rrugë, përkujtojnë viktimat e aksidentit në Tempi
28/02 22:30
Top News – Valë shpërthimesh në Lindjen e Mesme. Shtetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane
28/02 21:21
DIGITALB DIGITALB