Një në dhjetë të punësuar në Shqipëri është pensionist. Shifra del nga të dhënat zyrtare të publikuara nga INSTAT për tregun e punës në tremujorin e dytë të këtij viti. Sipas INSTAT, në fund të qershorit, në tregun e punës numëroheshin gati 146 mijë të punësuar të moshës mbi 64 vjeç. Revista Monitor ka krahasuar shifrat me periudhat e mëparshme dhe sipas shifrave, në vetëm tre vjet, pensionistët që janë aktivë në tregun e punës janë dyfishuar. Sipas të dhënave, në vitin 2023 numri i të moshuarve në marrëdhënie pune ishte 71 mijë vetë, ndërsa në gjysmën e parë të këtij viti arriti në 146 mijë.