Mesditën e kësaj të enjteje në Shkodër një 32-vjecar është plagosur me thikë nga një 18-vjecar në ambientet e brendshme të një poliklinike na lagjen Vasil Shanto. Ai është goditur me thikë disa herë. 32-vjecari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku është futur menjëherë në sallën e operacionit. Pas ndërhyrjes së mjekëve, gjendja e tij është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.