një plagosje me thikë ndodhi pasditen e kësaj të hëne në Vlorë. ngjarja ndodhi në një berberhane, në lagjen Isa Boletini, rreth orës 19:00, ku 24-vjeçar qëlloi me mjet prerës 25-vjeçarin Margarit Shakajn. ai e goditi në pjesën e kraharorit. I riu shkoi vetë në spitalin e vlorës ku u paraqit për ndihmë mjekësore. menjëherë ai u fut në sallën e kirurgjisë pasi plagën e kishte afër zemrës. për rastin u vendos në lëvizje policia.