Rreth orës 20:40, në Spitalin Rajonal Vlorë është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Gj. I., 23 vjeç, banues në fshatin Picar, i dëmtuar me mjet prerës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se në fshatin Picar, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin V. H., 42 vjeç, banues në fshatin Lubonjë, ky i fundit e ka goditur me mjet prerës.