Një sherr për motive të dobta mes dy personave në Lezhë përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit, për pasojë njëri prej tyre mbeti i plagosur. Besnik Selmani 56 vjec qëlloi me armë gjahu mikun e tij Besnik Pula dhe shkak për këtë dyshohet se u bë një debat për pronat e bagëtitë. Ngjarja dndodhi në Lagunën e Patokut në Kurbin, rreth orës 17:00. Policia dhe ambulanca shkuan në vendin e ngjarjes, ndërsa bënë transportimin e 49 vjecarit Besnik Pula në spital.