Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit, ku tre persona kanë mbetur të plagosur pasi u qëlluan nga një person me pistoletë ndërsa ndodheshin në verandën e një lokali. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, Nga të shtënat mbeti i plagosur Armand Tomorrica, 32 vjeç; Renaldo Mance, 31 vjeç; dhe Bjorgi Hoxha, 19 vjeç.