Ka shkuar në katër numri I të arrestuarve për plagosjen me armë zjarri të ndodhur në Kukës, ku u qëllua Elvis Halilaj. Në pranga ka përfunduar Zenel Muçmata dhe dy persona të tjerë, krahas autorit të dyshuar Sebastian Muçmata. Drejtor i Shërbimeve Publike në Bashkinë Kukës akuzohet për veprat penale ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, dhe ‘Armëmbajtje pa leje’. Ndësa dy personat e tjerë për ‘Përkrahje e autorit të dyshuar për një krim’. Ndaj tij gjykata e Kukëist kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg në mungesë.