40-vjeçari Aleksandër Curaj, që mbeti i plagosur me armë zjarri ditën e hënë në Shkodër ka lidhje miqësie me autorin e dyshuar, Dede Bici. Bici, pasi kreu plagosjen u largua me një biçikletë nga zona e këmbimit valutor por arriti që t’i shpëtojë ndjekies së policisë. I plagosuri Aleksandër Curaj dhe autori i dyshuar Dedë Bici kanë pasur lidhje familjare mes tyre pasi Curaj është nipi i baxhanakut i Bicit.