Pak orë pas plagosjes me thikë në Durrës, ku dy të moshuar u përfshinë në një konflikt pas një loje me domino, policia prangosi autorin e dyshuar. arben shtraza, 67-vjeç, u kap pak metra larg vendit të ngjarjes, ndërsa këtë të martë atij iu komunikua akuza. ai akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.