Top News – Plagosja e trefishtë në Mamurras/ SHÇBA jep detaje mbi dinamikën e ngjarjes
14/04/2021 11:31

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Mamurras, ku mbetën të plagosur tre persona, dy prej të cilëve efektiv të policisë. Lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar katër persona ndër to edhe polici i patrullës në Mamurras David Madani, i cili qëlloi me armë duke lënë të plagosur dy kolegët e tij dhe personin tjetër të përfshirë në konflikt. Po ashtu është arrestuar Gjon Fufi, Nikoll Fufi dhe Rudolf Fufi. Ngjarja ndodhi një ditë më parë në Mamurras pas një sherri mes 4 personave dhe një patrulle policie. Gjatë sherrit, efektivi i arrestuar David Madani në kushtet e vetëmbrotjes dhe pasi i ka paralajmëruar ata, ka qëlluar me armë zjarri, por nga pakujdesia plumbat kanë prekur dy kolegët e tij Ilir Zeka dhe Flamur Lleja si dhe Nikoll Fufin, i cili ishte përfshirë në sherrin me efektivët, duke i plagosur të tre në këmbë. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital për kurim të mëtejshëm. Ndërkohë polici i arrestuar akuzohet për veprat penale “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”.

Top Channel/ Mbrojtja nga aflatoksina. Panariti: Siguria e qumësht, s’varet nga kontrolli i importit
15/11 19:40
Top Channel/ Gjyqtarët e Vettingut betejë për pagat. Padi në Kushtetuese si magjistratët
15/11 19:36
Top News- Vezë drejt eskortës së Ramës/ Arrestohen dy protestues, procedohen nëntë të tjerë
15/11 17:28
Top News- Goditet grupi i trafikut të kokainës/ Sekuestrohen kokainë, mjete luksoze dhe bizhuteri
15/11 15:30
Top Channel/ Historia e përjashtimeve në PS/Spiropali me Ndrecën e çojnë në 14 numrin e të larguarve
15/11 15:02
Top Channel/ Maratona e Tiranës, çmime edhe për grupin e garuesve me aftësi të kufizuara “Wee To”
15/11 14:44
Top News- Maratona e Tiranës mbledh 5800 garues/ Pjesë e garës edhe personat me aftësi të kufizuara
15/11 13:56
Top News- Zhvillohet sot Maratona e Tiranës! Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, rrugët që bllokohen
15/11 12:44
Top Channel/ Kontratat paramartesore/ Mbrojtje apo mungesë besimi? Avokatët: Zgjidh shumë gjëra
15/11 12:14
Top Channel/ Rreziku nga dobësuesit/ FDA ngre shqetësimin për injeksionet: Dëmtojnë shikimin
15/11 12:12
Top Channel/ Protesta, arrestohen 3 persona/ Incidentet të shtunën, 18 të proceduar & 44 të gjobitur
15/11 12:00
Top News- ‘Kush janë këta që na shantazhojnë’/Përplasja e fortë mes Spiropalit dhe Ramës në Asamble
15/11 11:59
Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46