Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen e rëndë të tre personave, ngjarje e ndodhur më 26 korrik në lagjen nr. 13, në zonën e plazhit në Durrës, është arrestuar nga Policia në fshatin Pjezë të Shijakut. Lorik Çelmeta me banim në Shijak, ishte fshehur në një zonë rurale pas ngjarjes së plagosjes. Operacioni për kapjen e tij u kodua “Village”. Sipas Policisë, 19-vjeçari Çelmeta, në bashkëpunim me një tjetër person të shpallur në kërkim me iniciale M. H. dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me mjete prerëse tre shtetas, duke u shkaktuar plagosje të rënda.