Zbardhet plagosja me armë zjarri e 22-vjeçarit Aleks Laska rreth një muaj më parë në Lezhë. Policia ka arrestuar 26-vjeçarin Xhuliano Frroku, ndërsa janë proceduar penalisht, 27 vjeçari Agustin Shahini dhe 29 vjeçari Leandro Frroku. Xhuljano Frroku është autori i plagosjes me armë zjarri i 22-vjeçarit, ndërsa Agustin Shahini dhe Leandro Frroku janë të dyshuar si bashkëpunëtorë, ku gjatë këtij konflikti, kanë dhunuar Laskën. Ngjarja ndodhi jashtë ambienteve të një bilardoje në qytetin e Lezhës, mbrëmjen e 8 majit, ku pas një konflikti të çastit, u plagos me armë zjarri Aleks Laska.