Ka zgjatur pak orë arratia e autorit të plagosjes së ndodhur këtë të enjte në Shkodër, ku qëllua me armë zjarri në afërsi të banesës 64-vjeçari Vladimir Bruçi. Pjerin Bitani, 70-vjeç, fqinj me të plagosurin, u vetëdorëzua në pamundësi për t’u larguar, ndërsa pati dhe negociata dhe me familjarët të cilët e bindën. Ai u ndalua lagjen “Rus”, ku qëndronte i fshehur prej disa orësh, pasi plagosi fqinjin e tij. Plagosja sipas policisë ndodhi për motive banale, ndërsa autori akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “armëbajtja pa leje”. Ngjaraj ndodhi rreth orës 14:30, në lagjen “Partizani”. Autori u largua me shpejtësi, ndërsa I plagosuri Vladimir Bruçi u dërgua drejt spitalit ku po merr ndihmë mjekësore.