Policia e Tropojës në bashkëpunim me efektivët e Krimeve të Rënda të Kukësit kanë arrestuar një 19 vjeçar pasi plagosi një ditë më parë një 46 vjeçar. Pas veprimeve hetimore hetimore i riu akuzohet për veprat penale plagosja e rëndë me dashje si dhe prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta. Nga hetimet e kryera, dyshohet se më 12 mars, në qytetin e Bajram Currit, ky shtetas ka plagosur me thikë, për motive të dobëta, 46 vjeçarin, i cili ndodhet aktualisht nën kujdesin mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.