Forcat “Shqiponja” në bëshkëpunim me drejtorinë vendore të policisë Kukës kanë arrestuar një shtetas, i cili ishte shpallur në kërkim për armëmbajte pa leje. Bëhet fjalë për shtetasin Edison Elezaj, i cili rezulton të jetë djali i një biznesmeni. Për Elezajn Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka caktuar masën e sigurimit personal arrest në burg në mungesë, për vepren penale mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.