Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Patrës, në Greqi, ku një shqiptar ka mbetur i plagosur. Bëhet fjalë për Emil Fatmir Backa, 43 vjeç, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e të mërkurës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, kur një person ende i pa njohur ka qëlluar drejt tij nga një automjet i markës Citroen me xhama të zinj.