Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të së shtunës në Mikrolimano të AthinëS. Rreth orës 05:30, efektivë të stacionit të Pireut konsideruan të dyshimtë një burrë që ndodhej jashtë një dyqani dhe u përpoqën ta kontrollonin atë. Në përpjekje për t'u arratisur, i dyshuari i drejtoi armën një oficeri policie. Oficerët e policisë greke reaguan menjëherë dhe u kundërpërgjigjen me zjarr, duke rezultuar në plagosjen e autorit, i cili u transportua në spitalin “Attikon”. Në vendin e ngjarjes policia gjeti 3 armë zjarri dhe 6 granata që dyshohet se i përkisnin autorit.