Një minator është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës pasi është plagosur në vendin e punës. Besim Toska punon si manovrues vagonësh, ndërsa është aksidentuar në minierën ku ishte vendosur. Fillimisht udërgua për trajtim në spitalin e Bulqizës më pas drejt kryeqytetit. Gjendja paraqitet e qëndrueshme, teksa lëndimet janë në pjesën e gjymtyrëve të poshtme.