Një sherr mes dy të rinjve ka degraduar në përdorimin e thikës në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40 të kësaj të diele në një lavazh. Si pasojë e plagosjes më thikë, ka mbetur i lënduar Eldi Gremi, 35 vjeç. Ai është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Ende nuk dihet shkaku se përse janë konfliktuar personat e përfshirë dhe as identiteti i autorit. Policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes