Një plagosje me armë zjarri ndodhi këtë të mërkurë në Kukës. Shkak për ngjarjen dyshohet se u bë një konflikt i nisur për motive të dobëta mes kushëririt të kryetarit të bashkisë dhe drejtorit të drejtorisë së shërbimeve publike. 29-vjeçari Elvis Halilaj sulmoi me grushte drejtorin e Bashkisë, Zenel Muçmata. Konflikti mes tyre ndodhi në vendin e quajtur “Sheshi i Agjensisë Bicaj”. Më pas i afëmri I kryebashkiuakut u largua drejt fshahtit Bicaj ku dhe jetonte. Në ndjekje t ëtij u vendos Muçmata, I cili sipas raportimeve dyshohet se e qëlloi me pistoletë në pjesën e pasme të trupit duke e lënë të plagosur. Autori i dyshuar u largua me shpejtësi ndërsa 29-vjeçari u dërgua drejt spitalit për ndihmë mjekësore.