Një 17 vjeçar është plagosur me thikë nga një 24-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur brenda një banese, ku policia thotë se i riu ishte futur për të grabitur, ndërsa dyshohet se autorja e shfrytëzonte ambientin për ushtrim prostitucioni. 17 vjeçari, sipas policisë, është paraqitur në spital, ku mjekët kanë konstatuar plagën e shkaktuar nga thika. Ai është përpjekur fillimisht që të fshehë shkakun e vërtetë të plagosjes, por pas sinjalizimit të policisë ka rrëfyer gjithçka.