Një aksion antidroge i operacionales në Korçë përfundoi në përplasjen e automjetit të policisë, ku si pasojë u lënduan dy efektivë. Ngjarja ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, pranë një lokali në fshatin Lumalas. Dy efektivët e operacionales kanë tentuar të ndalojnë Vangjel Dushkun, pasi ky i fundit u gjet me 12 doza kokaine. Dyshohet se i arrestuari përdorte lokalin për shitjen e kokainës pasi ju gjet edhe një sasi gjatë kontrollit në trup.