Një 19 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi për motive të dobëta plagoi me mjet prerës dy persona për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi rreth orës 4 në lagjen “1 Maji” jashtë ambjenteve të një club-i, ku konflikti verbal agravoi në përdorimin e thikës. Të plagosur mbetën një 39 vjeçar dhe një 23 vjeçar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë së Vlorës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, Saimon Cekodhima për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.