Plagosja e dy të rinjve serbë nga një i dyshuar shqiptar ka ngritur në këmbë të premten Kosovën duke cuar në një sërë reagimesh nga komuniteti serb por edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë. Një 11-vjeçar dhe një 21-vjeçar, janë plagosur me armë zjarri, në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, komunë kjo e banuar me shumicë serbe.